Kili në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, provokim vulgar ndaj Cavani-t

Në çerekfinalen e parë të Kupës së Amerikës mes Kilit dhe Uruguajit, pamjet tregojnë një episod që rrallë shihet në fushat e futbollit.

Kileni Gonzalo Jara provokoi sulmuesin uruguajan Edinson Cavani duke i vënë gishtin në fund-shpinë.

Sulmuesi i PSG, i cili ishte ndëshkuar më parë me një karton të verdhë, reagoi duke i vënë lehtë dorën në fytyrë kilenit dhe për këtë mori ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja në minutën e 62-të.

Kili është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Amerikës, pasi mposhti Uruguajin me rezultatin 1-0.
Vendasit e Kilit e dominuan thuajse të gjithë takimin, por e gjetën golin vetëm në minutën e 82-të me anë të Mauricio Islas, lojtarit të Juventusit, i cili shfrytëzoi më së miri një dalje të gabuar të portierit Muslera.

Ndeshja u karakterizua nga një lojë e ashpër dhe me tension të lartë. Cavani dhe Fucile u ndëshkuan me kartonë të kuq. Ishte minuta e 62 kur lojtari i PSG bëri një ndërhyrje të gabuar duke e detyruar arbitrin ta ndëshkonte me të kuq. Ndërsa Fucile la fushën e lojës në minutën e 88 pas kartonin të dytë të kuq.

Kili do të presë zhvillimin e ndeshjes mes Bolivisë dhe Perusë për të mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales.

Ndërsa Brazili luan në çerekfinale ndaj Paraguait, Argjentina ndaj Kolumbisë. 

Ndeshja finale e Kupës së Amerikës, që këtë vit zhvillohet pikërisht në Kili, do të luhet më 4 korrik.

SHKARKO APP