Kim është gjithmonë në superformë (FOTO)
Ajo është duke pritur fëmijën e dytë me reperin Kanye West, por kjo nuk e pengon Kim Kardashian që të jetë e rregulluar sa herë që shfaqet në publik. 34-vjeçarja është fotografuar të enjten në mbrëmje, teksa bëhej gati për të lëvizuar me makinën e saj.
Kim kishte veshur një fustan të gjatë e të ngushtë, që i lejonte të tregonte format, ndërsa kishte vizituar disa dyqane në Berverly Hills. Edhe pse është në pritje të fëmijës, ajo nuk i largon takat e larta, që i vesh gjithmonë.
34-vjeçarja ishte duke shkuar në shtëpi me makinë.
Duket se ka qenë një javë e ngarkuar për Kim, e cila ka festuar edhe ditëlindjen e dytë të vajzës në resortin e Disneyland, në Kaliforni. Në festë kanë marrë pjesë të gjitha motrat e Kim, që kishin ardhur me fëmijët dhe të dashurit e tyre.