Kim Jong-un, ju ndalon koreanëve të Veriut dasmat
Partia Punëtore e Koresë së Veriut merr një sërë masash drastike për të rritur sigurinë përpara kongresit të saj të parë pas 36 vitesh. Kim Jong-un ndalon të gjitha dasmat, varrimet lëvizjen e lirë.
Partia e Punëtorëve në pushtet e Koresë, e kryesuar nga lideri i vendit, Kim Jong-un, është duke organizuar mbledhjen e parë të këtij lloji pas 36 viteve mungesë.
Lëvizja e lirë brenda dhe jashtë kryeqytetit ka qenë gjithashtu e ndaluar dhe ka pasur një rritje të inspektimeve dhe të kontrolleve të pronësisë.
Masat e përkohshme është thënë të jenë një përpjekje për të minimizuar rrezikun e “aksidente” në këtë rast, sipas Cheong Joon-hee, një zëdhënës në Ministrinë e Unifikimit në Korenë e Jugut.
Kongresi i fundit është mbajtur në vitin 1980, gjatë të cilit babai i Kim Jong-un – Kim Jong-il – u konfirmua si pasardhës i themeluesit të shtetit, Kim Il-sung. Në mars, Këshilli i Sigurimit miratoi sanksionet e saj më të vështira me qëllim që të mbajë fondet për të financuar programet bërthamore, pas një sërë testesh ushtarake të këtij viti.
Sanksionet janë shtuar për shkak të trazirave ekonomike të dinastisë socialiste.
Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla