Kim Kardashian zbulon sekretet e saj të bukurisë
Kim Kardashian ka me mijëra fansa në botë. Format trupore, pavarësisht kritikave të herëpashershme ndaj saj, lakmohen dhe mbeten një ëndërr për shumë adhuruese.
Kimi zbulon se një ndër sekretet e bukurisë është përdorimi i vajit të arrës së kokosit. Ajo tregon se lyen trupin dhe flokët çdo natë, që t’i ruajë të shëndetshëm dhe t’u japë shkëlqim. Personazhi televiziv përdor gjatë gjithë kohës kremin për trupin “Super model Body”. Kimi thotë se ky krem i bën këmbët e saj më të bukura dhe të kuruara, duke ndihmuar qarkullimin e gjakut dhe duke i dhënë lëkurës ngjyrë bronzi të bukur.