Kim Mehmeti: Shqiptarëve u duhet një mendësi, të flasin dhe të mendojnë shqip

”Duhet të kemi një mendësi, jo vetëm të flasim shqip, por edhe të mendojmë shqip”, thotë publicisti Kim Mehmeti, ku edhe shton se e shikon të ardhmen e shqiptarëve të bashkuar.

Për të shqiptarët në të gjithë trojet e tyre në Ballkan, nuk mendojnë njësoj. Për të njëjtin faktor, që nga koha e komunizmit shqiptar dhe atij ish-jugosllav, kanë qasje të ndryshme. Thënë më konkretisht flasin shqip por nuk mendojnë në të njëjtën gjuhë.

Në këtë kontekst Mehmeti është shprehur që edhe shqiptarët duhet të mendojnë për paqen duke u armatosur siç po bën e gjithë bota. Këto deklarata publicisti i bëri gjatë një takimi që ka patur në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës ku u dhuruan 3 mijë libra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?