“Kimi e ndaluar”, njerëzit mbipeshë meritojnë të dashurohen (Album erotik/Foto+16)

Rrjetet sociale janë të “pushtuara” nga imazhe të kuruara, që shkojnë deri në detajet më ekstreme. Imazhe të sfumuara të cilat i largohen të qënurit “bio”, madje atyre ju hiqet edhe ana shpirtërore, të cilën ”photoshopi”, nuk e krijon apo e ndryshon ndjesinë. Për kritikët këto imazhe të kuruara deri në ekstrem, i mungon shpiriti dhe për këtë një fotografe ka sjellë “të ndaluarit”.

Bukuria që fle e zgjohet në shpirt, vjen këtë herë nga një trup mbipeshë (obez), pa filtra dhe larg të qenurit perfekt (me photoshop).

Është fotografia amerikane, Substantia Jones, e cila prej disa muajsh ka nisur një projekt, që objektiv ka të tregojë se dashuria nuk ka ndonjë formë specifike por që gjithmonë është e bukur tek njerëzit që nuk kanë komplekse. Ajo ka punuar në një projekt që synon të ndryshojë perceptimet e njerëzve mbi standardet e bukurisë.

Seritë e fundit të fotove u publikuan në ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt të këtij viti, duke sjellë një frymë ndryshe, larg klisheve të imazhit të përkryer.

Fotografia ka në thelb të përcjell dashurinë e cila njësohet me trupin e shëndoshë, e një kimi “e ndaluar” në jetën tonë e aspak e lehtë për tu gjetur, për shkak të paragjykimeve.

Jones, krijuesja e këtij seti fotografik po punon për të zgjeruar përcaktimet e bukurisë fizike duke treguar lloje të ndryshme të trupit të zhveshur. Jones projektin e ka quajtur “Adipositivity”.

“Ekspozimi i përsëritur me pamje pozitive (ose edhe neutrale) është i njohur për të ndihmuar njerëzit të pranojnë trupat e tyre me yndyrë. Kjo është e gjithë ajo që unë dua, me të vërtetë. I dua njerëzit që pranojnë trupin e tyre dhe lejojë të tjerët për ta dashur atë”, tregon Jones.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP