“Kimi e ndaluar” por ata dinë të dashurojnë (Album erotik/Foto+18)
Rrjetet sociale janë të “pushtuara” nga imazhe të kuruara në detaje, të sfumuara dhe larg të qënurit “bio”. Për kritikët këto imazhe të kuruara deri në ekstrem, ju hiqet edhe elementi më kryesor, shpiriti dhe për këtë një fotografe ka sjellë “të ndaluarit”. Bukuria që fle e zgjohet në shpirt, vjen këtë herë nga një trup mbipeshë (obez), pa filtra dhe larg të qenurit perfekt (me photoshop).
Substantia Jones nga SHBA-ja ka nisur një projekt, që objektiv ka të tregojë se dashuria nuk ka ndonjë formë specifike por mund të jetë gjithmonë e bukur. Ajo ka punuar në një projekt që synon të ndryshojë perceptimet e njerëzve mbi standardet e bukurisë.
Seritë e fundit të fotove u publikuan në ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt të këtij viti, duke sjellë një frymë ndryshe, larg klisheve të imazhit të përkryer.
Fotografia ka në thelb të përcjell dashurinë e cila njësohet me trupin e shëndoshë, e një kimi “e ndaluar” në jetën tonë e aspak e lehtë për tu gjetur, për shkak të paragjykimeve.
Jones, krijuesja e këtij seti fotografik po punon për të zgjeruar përcaktimet e bukurisë fizike duke treguar lloje të ndryshme të trupit të zhveshur. Jones projektin e ka quajtur “Adipositivity”.
“Ekspozimi i përsëritur me pamje pozitive (ose edhe neutrale) është i njohur për të ndihmuar njerëzit të pranojnë trupat e tyre me yndyrë. Kjo është e gjithë ajo që unë dua, me të vërtetë. I dua njerëzit që pranojnë trupin e tyre dhe lejojë të tjerët për ta dashur atë”, tregon Jones.
Përshtati: Redjon Shtylla