Kina ndalon 120 këngë “imorale”

Kina ka ndaluar 120 këngë nga interneti pasi i konsideron ato "të dëmshme" për shoqërinë.

Njoftimi u bë i ditur të hënën nga Ministrja e Kulturës së Internetit, që i cilësoi këngët e ndaluara si të "turpshme, dhunshme, mosbindës, apo imorale".

Titujt ofendues – të gjitha këngë kineze – përfshijnë "Pa para s’ka miq," "Nuk dua të shkoj në shkollë," dhe "Vetëm për  një natë."

Swiss Digital Desktop Reklama

Një këngë e njohur e MC Hotdog, që përfshin vargun 'Unë nuk i dua gratë kineze, unë dua vajzat tajvaneze” u përfshi në listën e zezë, ashtu sikurse edhe një këngë e quajtur “Pordhë”, që përfshin tekstin: “Ka disa njerëz në botë që iu pëlqen të mos bëjnë asgjë por vetëm të pjerdhin”, raporton CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?