Kina prodhon trenin “smart”, përdor vijat e bardha si shina

Metoda më e fundit e transportit publik për kinezët është një autobuz, një metro, dhe një tren, të kombinuara në një.

Prodhuesi i këtij treni, CRRS, e quan atë një “autobuz të zgjuar”, pasi këtij treni mund t’i shtosh vagona, t’i heqësh vagona, dhe nuk nevojiten shina për të raporton TechSot.

Ky tren ecën me anë të vijave të bardha, dhe nuk do të ketë nevojë për dikë që t’a ngasë apo vozitë atë. Treni është i pajisur me sensorë që e lejojnë atë të ndjekë vijat e bardha përgjatë rrugës.

TechSot raporton se ky tren ka një kapacitet prej 300 personash në 3 vagonat e tij, mirëpo vagona të tjerë mund t’i bashkangjiten nëse është nevoja.

SHKARKO APP