Kinë, propaganda pushton kinematë e vendit
Republika Popullore kineze udhëhequr nga Xi Jin Ping ka vendosur të shfrytëzojë kinemanë për të bërë propagandë mbi socializmin. Para çdo filmi artistik është vendosur që të jepet një video e cila nxjerr në pah jo vetëm vlerat e vëndit, por edhe pushtetin e Kinës. Kohëzgjatja është vetëm tre minuta, por qëllimi është i qartë e linear: të festosh Kinën në të gjithë fuqinë e saj.
Kjo është ‘surpriza’ që kanë pasur spektatorët duke filluar nga 1 korriku, që kanë frekuentuar sallat kinematografike të vendit. Para cdo filmi, në fakt, qeveria ka vendosur të projektojë një spot të propagandës.
Në klipe kanë qenë të përfshira fjalët themelore të përdorura nga partia, si për shembull “bërthama e vlerave të socializmit” e slogane të tjera që bëjnë pjesë në “ëndrrën kineze” të presidentit të Republikës Popullore kineze e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Xi Jinping.
Projekti vjen i realizuar në mënyrën më tërheqëse e më pa dhimbje të mundshme. Administrata qeveritare e shtetit që kontrollon shtypin, publikimet, radion, filmat e produktet televizive dhe që ka prodhuar spotet ka angazhuar disa prej yjeve kinezë më të famshëm si Jackie Chan, Fan Bingbing, Angela baby.
Një nga katër spotet ka për protagonist Donnie Yen, një nga personazhet e shfaqur në Rogue One: A Star Wars Story, i angazhuar të lexojë një maksimale të caktuar të presidentit Mao Tse-tung.
Në fillim të videos, Li Bing bing që ka bërë pjesë në kastin e ‘Transformers 4 -Epoka e zhdukjes’, thotë duke qenë i matur: “Nuk ka rëndësi cfarë ti bën, e rëndësishme është të mos zhgënjesh vendin tonë, shoqërinë tonë, njerëzit tonë e familjen tuaj. Në këtë mënyrë kontribuoni të realizoni ëndrrën kineze”.
Tani për tani, kinezët nuk duken të bindur: shumë prej tyre vijnë me dashje me vonesë në sallë, pikërisht për të evituar spotet. Sigurisht, një ndërgjegjësim që nuk do t’I pëlqejë Xi Jinping.