Kinematë e  vdekura të  Ulqinit

Nga Gjekë Gjonaj

Në vitet  gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë  të shekullit të kaluar  kinematë  kanë qenë pikë qëndrore në jetën kulturore të Ulqinit. Ato kanë përfaqësuar kujtesën e përbashkët dhe identitetin kulturor të banorëve të këtij qyteti,respektivisht   kanë qenë dhe kanë mbetur pjesë e kujtesës  kolektive të qytetarëve të tij.Me një fjalë ishin simbol krenarie të këtij qyteti. Në ato vite të shekullit të kaluar, në këto objekte ishte e vështirë të gjendej një biletë nga interesimi i madh që mbretëronte për të parë vepra të rëndësishme kinematografike nga vendi, rajoni dhe bota, meqë kinemaja është univers, përtej flamujve dhe kufijve . Nostalgjikët,që mendojnë se kinemaja nuk duhet të vdesë,   me mall e kujtojnë  grimcimin e  farave të  bardha apo të  lulediellit para dyerve të kinemave.

Për fat të keq të gjitha  kinematë e këtushme, në qytet dhe  në fshat në  Katërkollë tashmë janë degraduar.Këto pasuri të përbashkëta kulturore që ekzistonin dhe frekuentoheshin nga popullata vendase dhe vizitorët në kohën e monizmit, pas demokratizimit të vendit  u mbyllën, për të mos u hapur  deri në ditët e sotme.  Shkatërrimin e kinemave artistët e qytetit e cilësojnë një bjerrje të kulturës. Një ngërç  të madh kulturor.  Një shenjë të humbjes së identitetit kulturor mbase janë të vetëdijshëm se ky segment i kulturës është shpirti që i jep frymë dhe identitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektet e ish- kinemave  të Ulqinit janë    në gjendje të   mjerueshme.   Pamjet e tyre ( rrënojat)  tregojnë momente të trishta. Panoramat e gjendjes trishtuese  tëkinemave të vdekura të Ulqinit shqetësojnë dhe trondisin të gjithë kulturëdashësit e këtushëm, të cilët shprehen se është  për të ardhur keq   që në këtë epokë të zhvillimit teknologjik vizioni i autoriteteve vendore dhe qëndrore  të jetë kaq primitiv, duke mos e kuptuar se kultura nuk është luks, por domosdoshmëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dashamirët e këtushëm të  kulturës janë të një mendimi se mungojnë politikat  e zhvillimit të kinemasë. Sipas tyre  qeverisja lokale në periudhën e tranzicionit  gjithnjë  është treguar  indiferente, e paaftë dhe e painteresuar të stimulojë kulturën në këtë qytet, i cili bartë në vetvete kulturat dhe historinë e mijëra viteve civilizim dhe i cili pretendon  të hyjë në listën e trashëgimimisë kulturore të  UNESKO-së.  Ngecja në zhvillimin e kulturës justifikohet me mungesën e mjeteve buxhetore.  Ky fakt qëndron. Por, ka edhe vështirësi të tjera të cilat  kanë bërë që kultura në këtë qytet   të ketë ngelur në margjina. Shkakun e ngecjeve në fushën e kulturës duhet ta kërkojmë  në mungesën e një strategjie për  zhvillimin e kulturës në këtë qytet,  të cilën  është dashur ta kenë që moti autoritetet vendore dhe ato të Minsitrisë së Kulturës. Normalisht, kur mungon strategjia,  atëherë mungon  edhe zhvillimi.  Pa sajimin e një strategjie për kulturën çdo gjë tjetër është e padobishme. Ky është hapi i parë  i ndryshimit të politikave dhe qasjes ndaj institucioneve kulturore në këtë qytet. Në këtë rrafsh institucionet vendore dhe qëndrore duhet të punojnë më shumë nëse mendojnë ta ndryshojnë fotografinë e përgjthshme të  zymtë të kulturës, përfshirë këtu edhe kinematografinë.

Është për të ardhur keq që, në mungesë të kinemasë e teatrit, vakumi i aktiviteteve kulturore është mbushur me kafenetë,   lojërat e fatit dhe lotot sportive, të cilat jo vetëm nuk kontribuojnë në emancipimin qytetar, por hapin plagë edhe më të thella sociale,  për të gjtha shtresat e shoqërisë  dhe godasin sidomos rinininë. Më shumë se kurrë  të rinjtë  kanë nevojë të ulen pranë njëri-tjetrit, të flasin  dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, ndërsa kinemaja është  mediumi më i mirë për të arritur këtë.  Prandaj  do të ishte mirë që Ulqini të ketë kinema ku do të shfaqeshin dokumentarë edukativë, kulturorë e të tjerë, nga të cilët të rinjtë do të përfitonin më  shumë se sa  nga kafenetëdhe rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?