Kinezeritë revolucionare të Edi Ramës
Nga: Albina Deda
Pasi bleu votat me para, shantazh, intimidim dhe perfshirje legale te imponuar te administrates, Edi Rama po i qaset nje praktike ne forme te rafinuar por me permbajtje te konsumuar. Populizem i peshtire i nje njeriu i cili jo popullin por as familjen nuk e njeh ne parametrat njerezore.
Nje udhetim si ato te dikurshmet te Mao Ce Dunit gjate Revolucionit kulturor kinez nuk e fsheh dot psikomanine dhe propaganden bajate deri ne vanitet.
Sajime mediatike dhe grumbullime te stisura leshojne tymnajen e radhes te materializimit te enderrave te çmendura qe tejkalojne edhe ato te diktatoreve e sulltaneve me preverse ne histori. Ne turin vanitoz te ashtuquajturit bashkeqeverisje me popullin ai nuk ben gje tjeter veçse po shkaterron ato fondamente te brishta te administrates te krijuara me mund ne 26 vite.
Ai nuk njeh kufi ne kete vrapim me galop kali te travitur e te trembur. Ai fajeson regjistruesit kur kryerregjistruesin qe shnderroi ne pronar Shullazin e konvertoi ne deputet. Ai fajeson drejtuesit e spitaleve kur Beqja i tij shijon milionat e vjedhura nga koncensionet. Korruosioni dhe keq qeverisja nuk jane shpikur ne Shqiperi. Por ne Shqiperine e ketyre kater viteve eshte shpikur dhe instaluar ana me primitive dhe me bastarde e kinezerise politike te viteve ’70!
Ne pamje te pare duket se çmenduria Rama do te instalohet si rezultat i fuqise qe i dha timoni i blere me leket e krimit e te mafjas. Por Jo! Rama sot eshte me i dobet se kurre. Ai eshte i trembur me pushtetin e vjedhur po aq sa hajduti qe nuk gjen vend te fshehe prene e tij. PD do te perballet pa kthim me Ramen. Ne jemi opozita e vertete ne kete vend.
Denoncimi yne nuk ka ndaluar per asnje çast dhe do te intensifikohet. Opoziten e vertete nuk mund ta shmangin Rama dhe levat e tij dhe as mund te zevendesohet me luften per tepsia e kusia qe behet mes çakejve te se njejtes race grabiqtare politike.
Opozita jone eshte fryme humane me principe fisnike atdhetare dhe demokratike. Dhe keto cilesi kane lindur bashke me Partine Demokratike. Ne dime te ngrihemi, dime te bashkohemi, te luftojme e te fitojme. Koha do flase per ne e per qytetaret!
*Deputete aktuale e Partisë Demokratike