Kinezët marrin Aeroportin “Nënë Tereza”

Konsorciumi “Keen Dynamics Limited”, njoftoi sot se ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e të drejtave të Tirana International Airport, grupi që drejton prej 2005 të vetmin aeroport ndërkombëtar shqipta

Konsorciumi kinez, në njoftimin e tij nuk përmend vlerën e transaksionit, i cili sipas publikimeve të mëparshme të mediave shqiptare mendohet të jetë afër 90 milion dollarë. Që prej 2005 kur nisi aktivtetin, TIA ka rritur me afër 1,4 milion numrin e pasagjerëve, i cili në fund të 2015 llogaritej të ishte afër 1,9 milion. Kontrata e TIA-s me autoritetet shqiptare shtrihet deri në vitin 2025. Por një marrëveshja e arritur pak javë më parë pritet ta zgjasë atë dhe dy vjet. Sipas marrëveshjes TIA hoqi dorë nga eksluziviteti mbi fluturimet ndërkombëtare, duke bërë kështu që autoritetet e vendit të kenë mundësi të shfrytëzojnë dhe aeroporte të tjerë. I pari që pritet te vihet ne punë është ai i Kukësit. Në këmbim kontrata me TIA-n do të shtyhet edhe dy vjet të tjera.

“Blerja e Aeroportit “Nënë Tereza” është hapi i parë i strategjisë tonë për t’u shtrirë në infrastrukturën globale”, ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i “China Everbright Limited”, Chen Shuang. “China Everbright Limited” është një shoqëri shërbimesh financiare dhe investimesh që vepron në Kinë dhe Hong Kong ku ka dhe selinë e saj. Shoqëria mëmë është “China Everbright Group”, me kapital tërësisht shtetëror. Ndërsa “Friedman Pacific”, e themeluar në vitin 2000, është një shoqëri e specializuar në sektorin e aviacionit dhe projekteve të aeroporteve. Në 2015, së bashku me “Shandong High-Speed Group Co., Ltd.”, ajo rezulton të ketë blerë 49 përqind të “Toulouse-Blagnac Airport”, ATB, aeroporti më i madh në jugperëndim të Francës. “China Everbright Limited” dhe “Friedman Pacific”, kanë bashkëpunuar dhe më parë kur u bashkuan në investimin pranë “China Aircraft Leasing Group Holdings Limited”, e themeluar fillimisht nga “Friedman Pacific”.

SHKARKO APP