Kinezët prodhojnë maska kundër teknologjisë për hapjen e “iPhone X” me anë të fytyrës

Një prej veçorive më të mira të modelit të ri të Apple, iPhone X, është mundësia që të hapet me teknologjinë e njohjes së fytyrës (facial recognition). Telefoni më i shtrenjtë i lançuar ndonjëherë nga Apple ju mundëson që ta hapni telefonin vetëm duke e treguar fytyrën para kamerës së përparme, pasi ta keni regjistruar modelin e fytyrës tuaj në telefon.

Duke qenë se privatësia është gjithnjë në pyetje te kjo teknologji, një kompani kineze tashmë ka filluar të prodhojë maska të posaçme që janë të dizajnuara të parandalojnë hapjen e telefonit pa lejen e pronarit.

Disa shitës në sajtin kinez Taobao po ofrojnë maska që sipas tyre janë të posaçme kundër teknologjisë për njohje të fytyrës. Ideja është që pronarët ta përdorin maskën gjatë gjumit dhe kështu të parandalojnë keqbërësit që duan ta shfrytëzojnë fytyrën e pronarit të telefonit për të hapur pajisjen.


Maskat e tilla në tregun kinez kushtojnë rreth 5 euro.

 

 

SHKARKO APP