Kishte humbur, Policia Bashkiake ndihmon 6-vjeçarin

Një 6-vjeçar, K.P është gjetur nga punonjësi i Policisë Bashkiake duke qarë në rrugën “Him Kolli”. Mes të qarave, djali i vogël u ka thënë efektivëve të Policisë Bashkiake se kishte humbur rrugën për në banesën e tij.

Pas qetësimit të vogëlushit, Policia Bashkiake në bashkëpunim edhe me komunitetin bëri të mundur gjetjen dhe lajmërimin e familjarëve si dhe dorëzimin e fëmijës tek ata shëndoshë e mirë. Në punën e saj të përditshme, policia bashkiake përballet me dhjetëra raste të ngjashme.

Vetëm tre ditë më parë efektivët e Policisë Bashkiake ndërhynë në kohë duke shmangur vetëmbytjen në Kodrat e Liqenit Artificial të një vajze të re e cila ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në më pak se tre vite, Policia Bashkiake ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?