“Kjo borë e parë ardhtë e mbarë”, Zv.kryeministrja Balluku: Mjetet borëpastruese në terren

“Bora e parë ka ardhur herët këtë vit.
ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë plotësisht të përgatitura, pavarësisht se mirëmbajtja dimërore nis më 15 #nëntor sipas rregullores. Mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve kanë qenë në terren që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth.
Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
Kjo borë e parë ardhtë e mbarë!” shkruan zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastukturës dhe Energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?