Kjo është “Arka e Noas për farat” në rast se një ditë do ndodhë Apokalipsi.(Foto)

Në Siberi, kjo kasolle prej druri mund të duket krejt normale.Por në fakt kjo ndërtesë është hyrja për në atë që është quajtur “Arka e Noas për farat” dhe që një ditë mund të shpëtojë njerëzimin.

Poshtë kasolles është një hapësirë gjigande, në të cilën po ruhen të gjitha farat dhe bimët e rralla, në rast se një ditë do ndodhë Apokalipsi.

I ftohti i Siberisë do të jetë ideal për të ruajtur këto mostra për më shumë se 100 vite.

Kostoja për ndërtimin e saj ka qenë rreth 5 milionë euro dhe aty brenda ka të paktën 1.5 milionë fara.

Diçka e ngjashme është ndërtuar në vitin 2008 në Norvegji, por kjo në Siberinë e veriut është e rrallë pasi ajo përdor vetëm sistemin natyral të ftohjes për të ruajtur farat.Jo më kot është në Jakutsk, që është qyteti më i ftohtë në botë.

George Kuzmin, që drejton këtë projekt, thotë se përdoret vetëm i ftohti natyral, çka bën që kostot të jenë minimale.

 

 

 

Ai shton se duhet që temperaturat mesatare të ngrihen me 20 gradë, në mënyrë që të shkrihet akulli dhe këto fara të prishen.

 

“Prandaj ky vend është unik,” thonë shkencëtarët rusë.

SHKARKO APP