Kjo është karrigia në të cilën ishte qëlluar Presidenti Lincoln 150 vjet më parë (Foto)
Në muzeun Henry Ford Museum në Dearborn, Michigan, mund të vizitohet karrigia në të cilën ishte ulur Presidenti amerikan Abraham Lincoln, kur ishte vrarë 150 vjet më parë.
“Është një pjesë tragjike e historisë së vendit tonë”, thotë 47 vjeçari Jeff Buczkieëicz, i cili kujtoi Lincolnin duke parë këtë karrige, transmeton Express.
Presidenti amerikan Abraham Lincoln ishte vrarë më 14 prill 1865, në Ford's Theatre në përfundim të luftës civile amerikane.