Kjo është lidhja që kurrë nuk funksionon

Një studim 13-vjeçar ka treguar se bashkëshortët me dallim të madh në moshë janë më pak të prirur që të jenë të kënaqur në martesën e tyre.

Duke përdorur mijëra australianë, hulumtimi ka gjetur se çiftet që ishin më afër në moshë me njëri-tjetrin ishin më të harmonizuar në një numër vendimesh jetë-ndryshuese sikurse të pasurit fëmijë dhe kur vjen puna e shpenzimeve, e që i bën më kompatibël në një afat më të gjatë.

Ata po ashtu zbuluan që burrat dhe gratë, që ishin më afër në moshë, ishin të orientuar më mirë në tejkalimin e krizave bashkë, si psh. në krizat e papritura ekonomike.

Bashkë-autorja e këtij studimi, Dr. Terra? McKinnish tha se këto përfundime nuk janë “aq të befasishme”.

“Nëse ka një dallim të madh në moshë, ju rrezikoni që të dy të dëshironi gjëra të ndryshme në jetë”, shpjegon eksperti i lidhjeve, James Preece.

“Njëra mund të dëshirojë të udhëtojë e ndoshta tjetri dëshiron pushime të qeta”.

SHKARKO APP