Kjo është mënyra e vetme që buzëkuqi t’ju zgjasë gjatë gjithë ditës

Buzëkuqi është produkti kozmetik më i shituri i të gjithave kohërave. Me një traditë të lashtë që daton 5000 vjet më parë, që nga koha e qytetërimit babilonas ai është shndërruar në armën sekrete të të gjitha femrave. Pavarësisht gjendjes shpirtërore dhe asaj fizike, një e kaluar me buzëkuq buzëve duket sikur ju përmirëson ditën dhe u shton dozën ”e munguar” të feminilitetit. Por, përveç vështirësisë së zgjedhjes së tonalitetit të duhur, si psh kur bëhet fjalë për buzëkuqin e kuq, lexoni buzëkuqi i kuq, cila është nuanca e duhur për çdo lloj lëkure ,shpeshherë femrat diskutojnë me njëra-tjetrën se si shkëlqimi i buzëkuqit zgjat aq pak. Mjafton një kafe në mëngjes ose një gotë verë në drekë dhe buzëkuqi zhduket si me magji. Në qoftë se buzëkuqët 24 orësh nuk janë të preferuarit tuaj, Living ndan për ju trukun magjik si ta bëni buzëkuqin gjatë gjithë ditës.

1.Lyeni buzët me buzëkuq.

2.Më pas vendosni mbi buzë një napë të hollë ose fasoletë.

3.Me ndihmën e një furçe të vogël aplikoni pak pudër të tejdukshme mbi buzë.

4.Hiqni fasoletën dhe buzëqeshni, buzëkuqi do të jetë i juaji deri në fund të ditës.

living

SHKARKO APP