Kjo është Rilindje, ti jep lekët cash!

I pari i listës së LSI-së për qarkun e Beratit Nasip Naço ka reaguar në lidhje me një foto të publikuar nga PS, ku duket një person në motor me bluzën e LSI-së ndërsa mbrapa ka një thes me miell.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Naço sqaron se kjo foto është e gjitha një inskenim nga PS-ja.

Kandidati për deputet në Berat ka shpjeguar edhe foton e dytë, ku ish-kreu i Bashkisë së Beratit Fadil Nasufi, i cili u fotografua duke i lënë lekë një burri të moshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se të dyja këto foto kanë një të përbashkët, dhe sipas tij, ajo është autorësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka një diferencë mes dy fotove. E para është një inskenim i turpshëm dhe i qëllimshëm, ndërsa e dyta pasqyron realitetin e shëmtuar të Rilindjes, kur ai që duhet trajtuar ligjërisht me ndihmë ekonomike, ditën për diell dorovitet me tepsinë e korrupsionit mepara, në një kohë që paratë që meritonte ja kanë vjedhur. Por te dyja kanë një të përbashkët, autorësinë! Turp për Rilindjen!!!”, -shkruan Naço

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?