Kjo foto po bën namin në mediat sociale! Çfarë ka May?

Një foto e publikuar në mediat sociale po komentohet shumë. Është Theresa May, kryeministrja britanike e cila duket shumë e vetmuar në mes të një tavoline. Mesa duket Theresa May shkoi pak më herët në takimin me homologët e saj, por ajo që shihet qartë është se May duket pakëz e trishtuar dhe e zhytur në mendime. Megjithatë shumë shpejt, tavolina u mbush plot.

Jo vetëm kaq, por pati edhe një dritë jeshile nga BE-ja që ra dakort të hapë rrugën e negociatave, pas 6 raundesh të pasuksesshme. Kështu May nuk ka pse të trishtohet më, madje tani mund të buzëqeshë. Ja si e komentuan përdoruesit e Twitterit këtë foto: ”Theresa e vetme në një samit të BE. Duket si një metaforë për mënyrën se si po shkojnë negociatat e saj”,-shkroi një përdorues në Twitter.

“Një imazh që përfaqëson vetminë absolute, por jo. Është Kryeministrja jonë në Bruksel” tha një tjetër. “E shkreta Theresa May”, shkruan Huffington Post.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?