Klaudia Pepa, balerina më seksi në “Amici 2015”
Balerina shqiptare Klaudia Pepa është cilësuar nga mediat italiane si balerina më seksi e “Amici 2015”.
“Është ballerina më seksi e këtij edicioni, simpatike , e talentuar dhe e sigurt në vetvete. Klaudia është shumë e njohur në Shqipëri , por për një periudhë afro 1 viti ka zgjedhur të provojë suksesin në Itali, për të filluar udhëtimin në të gjithë botën, për të përhapur talentin e saj në kërcim.”
Martesa e saj me kolegun Albi Nako nuk ka mbetur pa u komentuar:
“Sa keq që në Shqipëri, ku dhe është shumë e famshme, Klaudia Pepa është e martuar me kolegun e saj Albi Nako”, shkruan Gossip.it .
Klaudia Pepa dhe koreografi Albi Nako u martuan në fillim të korrikut të vitit 2013 me një ceremoni madhështore