Klaudia Pepa refuzon bluzën e finales (FOTO)
Balerina Klaudia Pepa, e cila prej disa javësh po garon në “Amici”, në Itali, i ka surprizuar të gjithë, ndërsa ka refuzuar bluzën që e klasifikonte menjëherë në netët finale. Mbrëmjen e 16 shkurtit, pas disa dueleve në kërcim, juria (Alessandra Celentano në kërcim dhe Rudy Zerbi në këngë) vendosi që t’i jepte asaj bluzën që e çon në netët “Serale”. Ka qenë një vendim unanim nga të gjithë profesorët për të kaluar në netët finale, por Klaudia e ka refuzuar bluzën e dhënë nga Maria de Filipi duke i habitur dhe, në të njëjtën kohë, duke i mahnitur të gjithë: “Nuk e di pse më vjen ta refuzoj këtë bluzë. Ndoshta ngaqë do të më pëlqente edhe gjykimi i drejtorëve artistikë për të shkuar në “Serale”. Do të më pëlqente të bëja të njëjtën rrugë si kolegët e mi. Ju falënderoj të gjithëve”,- tha Klaudia Pepa në programin e së hënës.