Klientja kërkon t’i shërbejë një njeri i bardhë

Jemi në vitin 2016 dhe ende njerëzit trajtohen ndryshe (në mënyrë të tmerrshme) për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre.

Josie Ajak, nga Sudani, punon në një kafe në Cairns të Australisë.Në fillim të këtij muaji një kliente e quajtur Gloria Jeans refuzoi t’i shërbente Josie për shkak se ajo ishte me ngjyrë.“Më nxirr një vajzë të bardhë”, i tha Gloria, sipas rrëfimit të banakieres.

Pasi u përgjigj me “nuk ka gjë”, Josie u spraps, para se t’i tregonte stafit për racizmin dhe se gruas nuk duhet t’i shërbehej.
Ndërkohë që baristja me ngjyrë vazhdoi t’i shërbente klientëve të tjerë me një buzëqeshje në fytyrë, Gloria e pa me zemërim.

Por pas kësaj, një nga mikeshat e Josie, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për situatën përmes një statusi në Facebook.

Jade Arevalo shkruajti: “Josie është një nga njerëzit më të sjellshëm dhe miqësor që mund të njihni por pavarësisht karakterit të saj, ajo nuk e meritonte të trajtohej kështu.Ajo që e përkeqëson situatën është se gruaja e pasjellshme e cila kërkoi për një anëtar tjetër të bardhë të stafit ishte në një karrocë me rrota, dhe mund ta kuptonte që jeta mund të bëhet e vështirë nga të tjerët”.

Jade gjithashtu lançoi një fushatë që të tjerët të vinin e të blinin kafe te Josie- dhe të porosisnin çokollatë të bardhë për humor.

Që pas incidentit, Josie postoi gjithashtu një mesazh falenderues në rrjetin social.

josie-ajak

SHKARKO APP