Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, zbulohet kërkesa për prokurorët

Klodian Braho ka mbajtur sot mbledhjen e parë si drejtues i SPAK me gjithë trupën e prokurorëve. Gjatë mbledhjes, e cila ka zgjatur gati një orë, Braho ka prezantuar drejtuesit e rinj të seksioneve: Vladimir Mara si drejtues i Seksionit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Dorina Bejko si shefe e Seksionit kundër Korrupsionit dhe Altin Dumani si shef i marrëdhënieve me jashtë.

Braho ka kërkuar hetime efikase dhe vëmendje të shtuar ndaj çështjeve të vjetra që ndodhen në duart e prokurorëve.

Braho u zgjodh si drejtues i SPAK muajin e kaluar. Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho mori 7 vota nga 11 anëtarët, kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori vetëm një votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?