Klodian Gradeci emërohet Administrator i OST-së
Klodian Gradeci është emëruar sot Administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Gradeci e merr këtë detyrë, pas largimit të drejtorit të LSI-së, Ëngjëll Zeqo.
Gradeci ka një eksperiencë të gjatë në sektorin e energjisë në Shqipëri.
Çako ka thënë sot në Elbasan që do të nisim aksionin në gjithë vendin për goditjen e grupeve kriminale dhe ndalimin e atyre që nuk justifikojnë pasurinë.
Klodian Gradeci së fundi ka qenë drejtori i agjencisë shtetërorë “ALBGAZ”sh.a. Po ashtu ka mbajtur postin e Drejtorit të Zhvillimit dhe Menaxhimit të Aseteve në OSHEE.
Në vitin 2013-2014 ka punuar në Drejtorinë Kombëtare të Burimeve Natyrore
Klodian Gradeci është një nga specialistët më të aftë në projektet energjetike. Para angazhimit në sektorin shtetëror, Gradeci ka punuar me shumë projekte ndërkombëtare në fushën e mjedisi dhe energjisë.
Karriera:
-Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike OSHEE
Drejtor ne Departamentin e Zhvillimit dhe Menaxhimit te Aseteve
-Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore AKBN
Drejtor në Drejtorinë Hidrokarbure
-Ministria e Energjisë dhe Industrisë, MEI
Shef Sektori në Drejtorinë e Zhvillimit të Politikave Hidrokarbure
-Projekti IDB në Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Ekspert Teknik miratuar nga Islamic Development Bank për Projektin Ndërtimi Portit të Peshkimit Durrës
P-rojekt i Bankës Botërore në Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujëravedhe Minsrisë së Punëve Publike dhe Transportit.
-Drejtues Projekti IT Porto Romano dhe ICZMCP Eksperti Ndërlidhës për Landfillin Bajkaj
P-rojekt i Bankës Botërore në Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Drejtues Projekti
-Qendra Rekreative Kulturës, Bashkia Tiranë
Menaxher Projekti
Forumi Lirë Shqiptar
Zëvendës/Drejtor