Klosi: 71 mandate për PS, për të vijuar edhe më të fortë reformat
Në vijim të fushatës derë më derë, me banorë të qarkut të Beratit, Drejtuesi politik i PS në këtë qark ironizoi premtimin për hapje univirsitetesh, të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Berat, në hapjen e fushatës së demokratëve në këtë qytet. Në takim me banorë të Rroshnikun, Blendi Klosi vuri theksin tek puna e madhe që u bë për të mbyllur “ universitetet kioska” të legalizuara në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, që shisnin diploma, duke shitur bashkë me to edhe të ardhmen e mijëra të rinjve në vend.
“E keni parë sa punë e madhe ka qenë për të transformuar sistemin arsimor të shkatërruar nga Sali Berisha. Krijoi universitetet private dhe i bëri të gjithë me diploma fallso dhe tani ngelën të gjithë me një diplomë dhe thonë ne jemi të gjithë me shkollë të lartë po skemi punë, ndërkohë që të gjitha këto diploma u dhanë në mënyrë abuzive”,- tha Klosi.
Ky është shkaku që Partia Demokratike është braktisur në çdo cep të Shqipërisë. “ E keni parë sesi po shkon lista e PD-së, në vetëm tre ditë, 3 nga kandidatët e PD-së, tërhiqen nga gara, sepse nuk gjejnë dot veten, nuk gjejnë dot mbështetje në asnjë cep të Shqipërisë”,- tha ai.
Klosi kërkoi votën massive të qytetarëve, për qeverinë që në katër vjetë punoi dhe bëri reforma pa bërë dallime në të majtë apo në të djathtë. Klosi siguroi se për rritjen e punësimit dhe mirëqënies do të punohet me të njëjtin përkushtim që u punua për reformën në drejtësi.
“Në qoftëse ne japim mbështetje Edi Ramës për të marrë 71 mandate, ai do vazhdojë me po të njëjtën vendosmëri që punoi për reformën në drejtësi, për t”ju dhënë njerëzve hakun, për t”ju dhënë njerëzve drejtësinë, Edi Rama do të punojë për të hapur më shumë vende pune, për të punuar për mirëqenien, për më shumë të drejta për njerëzit e thjeshtë dhe njerëzit e ndershëm të të këtij vendi” ,- tha kandidati i PS.