Klosi me sipërmarrësit: Do vazhdojmë bashkëpunimin me biznesin
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të BiznesAlbania.
Ministri Klosi gjatë takimit u shpreh “dua të vazhdoj projektin për mbajtjen e premtimit për hapjen e 300 mijë vendeve te punes. Sikurse ka bërë edhe paraardhësi im, do të vazhdoj bashkepunimin me bizneset”.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e biznesit u shprehën se “taksa 15 % e biznesit duhet ulur. Duhet ta rikthejmë taksën e sheshtë”. Nga ana tjetër, Luan Bregasi, president i BiznesAlbania, nënvizoi rëndësinë e ndryshimit të kurrikulave për shkollat profesionale.