Klosi: Rritet me 1.4% pensioni për 599.364 pensionistë dhe 15.6% për veteranët
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka deklaruar sot në një konferencë për mediat se do të ketë rritje pensioni për 599 364 pensionistë dhe 6600 veteranë lufte.
Sipas Klosit, rritja do të jetë me 1.4% për pensionistët dhe me 15.6% për veteranët.
“Do të ketë rritje të pensionit për 599.364 pensionistë. Rritja do të jetë 1.4% për pensionistët dhe me 15.6% për veteranët e luftës. Ky vendim për të mbrojtur të gjithë pensionistët. Në total përfitojnë 6600 veteranë të luftës. Që prej 2007 ës, pensioni i veteranëve nuk ka ndryshuar”, tha Klosi.