KLP voton unanimisht Joni Ketën si kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit
Joni Keta është zgjedhur sot kreu i i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro, anëtarët e KLP votuan kandidatin e propozuar nga Prokuroria e Posaçme. Joni Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e BKH-së.
Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie edhe prokurorë.
Të pranishëm në mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE-së.
KOHA JONË SONDAZH

