KLSH, marrëveshje me Institutin për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës

Më date 6 tetor 2016, në mjediset e Kontrollit të Lartë të Shtetit, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit mes KLSH-së dhe Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), përfaqësuar respektivisht nga Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj dhe Drejtori Ekzekutiv, Bujar Krasniqi.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të rritjes së standardeve profesionale në auditim, nëpërmjet trajnimeve, workshopeve e aktiviteteve të tjera të përbashkëta dhe mbështetet në Moton e INTOSAI-t, “Experientia Mutua Omnibus Prodest”(Nga eksperienca e përbashkët përfitojnë të gjithë). Kryetari, z.Bujar Leskaj theksoi se KLSH e konsideron pjesë integrale të punës së saj bashkëpunimin me OJQ-të dhe shoqatat e profesionistëve të fushave të ndryshme, duke numëruar rreth 23 marrëveshje me institucione të tjera shtetërore, OJQ dhe organizata të profesionistëve të fushës.  Në këtë kuadër, kreu i KLSH u shpreh se profili i IKAF-it, si një institut i kontabilistëve dhe i audituesve, i jep nuanca të veçanta bashkëpunimit në shkëmbimin e eksperiencës dhe ekspertizës, duke i ftuar ekspertët e IKAF-it që të angazhohen si lektorë për trajnimin e audituesve shqiptarë. Në përfundim, Kryetari, z. Bujar Leskaj, nënvizoi se KLSH synon që marrëveshja të kristalizohet me bashkëpunime konkrete përmes Konferencës Shkencore dhe Revistës së KLSH-së “Auditimi Publik” si dhe në angazhimin e ekspertëve të IKAF-it në auditime të përbashkëta me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

Nga ana e tij, z. Bujar Krasniqi, u shpreh se Kontrolli i Lartë i Shtetit  përfaqëson një institucion me një eksperiencë të gjatë dhe se marrëveshja e bashkëpunimit do të jetë tepër produktive për institutin që ai drejton. Z.Krasniqi u shpreh besimplotë se bashkëpunimi do të jetë tepër aktiv dhe e konsideroi vlerë për IKAF-in nënshkrimin e marrëveshjes me KLSH duke shtuar se do të ketë në fokus shkëmbimin e eksperiencës dhe ekspertizës nëpër trajnimeve dhe aktiviteteve në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financave. Në përfundim të fjalës së tij, Drejtori Ekzekutiv i IKAF-it falënderoi KLSH-në për kujdesin që tregon në diversifikimin e bashkëpunimit me institucione dhe OJQ të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë takim morën pjesë drejtues e auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe specialistë të Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?