Klubi Udinezes në Shqipëri, binjakëzohet me Akademinë “FC International Tirana”

Shkëmbimi i eksperiencave me qëllim krijimin e një brezi të suksesshëm futbollistësh është pikësynimi i marrëveshjes së nënshkruar sot mes klubit të futbollit Udineze sw Seria A dhe “Fc Internactional Tirana”.

Në ambientet e hotel “Rogner” është sigluar akordi i binjakëzimit mes Akademisë së “Udinese Calcio” dhe Akademi së futbollit “FC International Tirana”, që ka ndërtuar një kompleks me disa terrene sportive dhe fusha të standardeve evropiane në Pezë Helmes.

Përfaqësuesi i “Udinese Academy”, që është edhe drejtori i përgjithshëm, ish-futbollisti Masimiliano Ferrinjo, ka parashtruar projektin disavjeçar, por edhe rrugëtimin që do të ndiqet dhe se si do të procedohet. I pranishëm edhe presidenti i Akademisë “FC International Tirana”, Ervin Cenollari, i cili pasi falënderoi mediat për pjesëmarrjen, u shpreh i kënaqur për këtë marrëveshje historike për futbollin shqiptar. –  “Është një akord i rëndësishëm dhe që na hap dyer të reja drejt Europës. Janë bërë investime dhe do të vazhdohen të bëhen”, – theksoi Cenollari. Edhe drejtori i përgjithshëm i “Udinese Academy”, Ferrinjo, u shpreh se, “bashkëpunimi ynë do të jetë ekskluzivisht me Akademinë “FC International Tirana” që do të jetë pika jonë e referimit në Shqipëri. Duam që ky binjakëzim të na japë mundësi në të ardhmen që të kultivojmë lojtarë të talentuar, por edhe trajnerë, apo përgatitës të aftë. Kemi qenë disa herë në Tiranë dhe kemi parë kompleksin, që përmbush të gjitha kushtet e bashkëpunimit”, – tha Ferrinjo.

Ai gjithashtu u shpreh se objektivi nuk është vetëm vjelja e talenteve të reja, por shkëmbimi i eksperiencave me qëllim që edhe futbolli Shqiptarë të arrijë të prodhojë një futboll cilësor. “Prioritet i yni është gjetja e talenteve dhe kultivimi i tyre. Rasti Benatia, th a Ferrinjo është i tipiku i punës. Mbrojtësi që sot luan pkr Bayern Mynich u mor për dy lek nga divizioni i dytë francez, ku asnjëri nuk do të vinte bast për të. Por sot, falë besimit që mori nga ne, ai jo vetëm që është bërë një profesionist, i cili kushton me mijëra euro, por ne si klub përfitojmë nga çdo transferim i tij. Kështu duhet të veproni dhe ju dhe “Tirana International”, – i ka të gjitha mundësitë për të gjetur disa “Benatia” këtu në Shqipëri”, tha Ferrinjo,” –  duke mbyllur fjalën e tij

Sipas marrëveshjes, në fund të qershorit (29) dhe deri në 3 korrik do të zhvillohet një fazë selektive dhe ku do te vijnë edhe trajnerë të moshave të Udinezes.

SHKARKO APP