Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Ja si e komenton Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin “45 Minuta” e cilëson si një mbështetje të SHBA, foton e Bashës me Donald Trump.

“E rrallë në historinë e politikës shqiptare që opozitës t’i jepet një mbështetje e tillë nga SHBA” u shpreh ai. Përsa i përket shqetësimit të Hoyt Brian Yee për ndikimin e Moskës në Ballkan, Mediu thotë se “Shqetësimi rus është permanentet, shpesh ngritja e tensioneve etnike dhe zhvillimet në rajon kanë krijuar një shqetësim të SHBA, e cila është investuar në Ballkan”.

Por si e shikon Mediu një qeverisje të përbashkët mes PS dhe PD pas zgjedhjeve? “Bashkëpunimi dhe komunikimi politik është i domosdoshëm mes shumicës dhe opozitës, pastaj koalicioni është çështje tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam bindjen se opozita do të fitojë zgjedhjet dhe nuk ka nevojë për një koalicion të madh. Qeveria e madhe për çfarë? Integrimi është një kauzë e madhe, por kuptimi është një kënaqësi që duhet t’i japim Brukselit, bashkëpunimi duhet të bazohet te rritja ekonomike” deklaroi ai. /Shqiptarja.com.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?