Koalicioni? Vasili: Edi Rama e humbi shansin

Në Top Story, Petrit Vasili la të kuptohej se LSI nuk do të hynte në koalicion qeverisës me Edi Ramën Kryeministër.

I pyetur nga Sokol Balla nëse koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vdekur, Vasili iu përgjigj duke përdorur edhe sloganin e fushatës.

“Edi Rama mori një shans për të qenë Kryeministër i Shqipërisë, shans që e humbi, shpërdoroi dhe përdhosi. Ne kemi një program “Një shans për të gjithë” dhe Edi Rama e ka deklaruar këtë vetë, e ka deklaruar këtu që do të ikë nëse nuk del forcë e parë. Ne do ja japim një shans që të ikë”, tha ai.

Kreu i LSI-së tha se në këtë fushatë, forca politike që ai drejton “lufton” në dy fronte të ndara mirë me njëri-tjetrin, ndërsa i pyetur për mundësinë e një koalicioni me PD-në, Vasili tha se në këtë moment, LSI është e përqendruar në shpjegimin e programit për qytetarët.

“Ne kemi zgjedhur një aleancë për të krijuar shtetin qytetarit që paguan dhe shteti u rikthen qetësinë dhe investimet”, thotë ai.

SHKARKO APP