Koçiu: Gjobë, kallëzim penal dhe prishje për çdo ndërtim pa leje

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu paralajmëroi masa të rrepta ndaj çdo ndërtimi pa leje apo përtej lejes,  në kuadër të operacionit kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor.

Operacioni është shtrirë në zonat periferike të kryeqytetit,  ku janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të lejeve të ndërtimit,  veçanërisht në vila dhe godina luksoze. Sipas ministres,  ndërtuesit,  mbikëqyrësit dhe inspektorët që kanë lejuar ose kryer ndërtime të paligjshme do të përballen me:  Gjobë administrative,  kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme të objektit.

Gjatë një inspektimi në Farkë,  Koçiu theksoi se abuzimet me territorin nuk janë vetëm përgjegjësi e individëve,  por shpesh lidhen edhe me neglizhencën e punonjësve publikë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Masat po shtrihen në çdo nivel përgjegjësie.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo gjithashtu u kërkoi qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur blejnë prona,  duke verifikuar dokumentacionin dhe statusin ligjor të objektit për të shmangur mashtrimet.

Masat e reja po zbatohen në bazë të paketës ligjore të miratuar në fillim të tetorit,  e cila ka forcuar ndjeshëm mekanizmat e kontrollit dhe sanksionet për shkelësit.

“Mbrojtja e territorit nuk ka kthim pas,”  përfundoi Koçiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?