Koçiu i kthehet Berishës: Distancohu nga dhuna ndaj policëve në protestë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, u shpreh sot gjatë seancës parlamentare në Kuvend se punonjësit e policisë u dhunuan në protestën e drejtuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Në replikë me të, Koçiu iu drejtua Berishës duke i thënë se:
“Siç ishe ti në spital edhe unë isha në spital po ti zgjodhe të mos shohësh policët, mbylle sytë. Policët morën shërbim në spital dhe sot janë të shtruar aty. Je gënjeshtar patologjik, përveçse je dhunues dhe porositës kronik i dhunës, i derdhjes së gjakut, e ke në gen atë gjakun që do të derdhësh.
Të kërkosh ndjesë dhe të distancohesh nga dhuna që u ushtrua ndaj policisë së shtetit. Ty të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk ke marrë drejtësi, por shpirtrave të atyre që ke dhunuar dhe vrarë nuk u shpëton dot, do të të përndjekin”, tha Koçiu.
KOHA JONË SONDAZH

