Kodheli: Fatura për pensionet e ish-ushtarakëve, rreth 1 miliarde lekë

Qeveria shqiptare do të harxhojë rreth 1 miliard lekë për pensionet e ish-ushtarakeve. Deklaratën e bëri ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila tha se ky është një premtim i mbajtur i qeverisë.

Kodheli: Ne kemi dhënë një premtim rreth 40 muaj më parë të vënies në vend të kthimit një detyrimi i cili ishte i bazuar jo vetëm në atë çka duhet të përfitonte kjo shtresë e shoqërisë, pro edhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk u zbatua kurrë nga qeveria e mëparshme. Vendim në fakt  i cili rikthente një pjesë të borxheve që shoqëria shqiptare i kishte shtresës s ëish-ushtarakëve. Me këtë ligj të ri që kemi bërë, me punën e ministrit Klosi dhe me mbështetjen e të gjithë parlamentarëve që votuan këtë ligj ne kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga ky ligj rreth 5500 ish-ushtarakë. Fatura që qeveria do të paguajë është e konsiderueshme, sepse përafron të 1 miliard lekëve të reja dhe kjo është vetëm fillimi i të gjithë atij detyrimi që ne i kemi kësaj shtrese të shoqrisë.

Kodheli tha se faturat e prapambetura të ministrisë së Mbrotjes nga qeveria e kaluar ishin 16 mln euro të cilat u paguan nga taksapaguesit shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kodheli: Ne ndofta nuk kemi qenë ti përshkruajmë publikut gropën e zezë që ne gjetëm në detyrimet e llogarive të ministrive dhe të qeverisë me ardhjen tonë në pushtet. Fatura që më është dashur të paguaj si ministri i Mbrojtjes sigurisht me paratë e taksapaguesve shqiptare ka qenë 16 mln euro, shërbime dhe fatura dhe produkte të papaguara më parë që nga viti 2008.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?