Kodheli ironizon PD-në: PS, rezultat historik në Tropojë

Kandidatja e PS-së për qarkun e Kukësit Mimi Kodheli, ka reaguar duke u shprehur se kanë marrë një rezultat historik në Tropojë.

 “E nderuar qe do perfaqesoj Kuksianet, Hasjanet dhe Tropojanet. Procesi ka qene i qete dhe per kete falenderoj te gjithe qytetaret. Kemi pasur nje rezultat historik ne Tropoje. Te gjitha qendrat e votimit rritje per PS. Ne bashkine Kukes, PS kryeson me 1800 vota mbi PD, nje tjeter arritje historike.

Partia Socialiste e qarkut Kukes ka arritjen me te madhe ne kete fushate elektorale. Nga 11.100 vota qe ishte diferenca mes PD dhe PS, sot jemi vetem 1.100 vota. Megjithe investimet e rilindjes urbane qe kane prekur te tre kryqendrat e ketij qarku, serish ka nevoje per me shume investime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prioritet do te jete punesimi i te rinjeve, ndertimi i nje infrastrukture per te gjithe zonat rurale si dhe permiresimi i sherbimeve. Kukesi, Hasi dhe Tropoja votojne Partine Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama per te drejtuar vendin, per shtet,pune dhe mireqenie” shprehet Kodheli nga Kukesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?