Koha dhe njerëzit

  Nga AGIM JAZAJ

Njeriu ruan në arkivën e vet kujtime, ngjarje, dhimbje e gëzime. Ka shënuar fortë në kujtesë njerëz, të cilët i kanë dhën dorën në jetë, dhe kërkon t’i kalojë në harresë ata që i kanë rrokullisur gurë, i kanë prerë rrugën. Miku im i hershëm që më zgjati dorën në kohë, Avdulla Kënaçi më shkruante një letër vite përpara: “Në jetë ka njërëz të mirë që mëson prej tyre, por ka dhe të këqinj që e pëson prej tyre. Është meritë e vet-vetes të njohësh të mirët dhe të afrohesh me ata, të dallosh të këqinjtë dhe të largohesh nga këta”. Por njeriu ndodhet përpara të pamundurës, të dalloj lehtë të ligjtë, të cilët nuk e kanë të shënuar në ballë. I ligu e fsheh shumë thellë të ligën.

Mirënjohja është vyrtyti më i vyrtytshëm për njeriun. Mosmirënjohja është vesi më i ndyrë! Të mirën mund të mos e shpërblesh dot, por të njohësh dhe të mos e harrosh atë, është shpërblimi më i madh! Gjithëkush në jetë sa nis rrugët e vështira, i dalin përpara plotë kthesa, të njohura dhe të panjohura, pengohet dhe ndihmohet gjatë madhimit, formimit dhe afirmimit…

Domosdoshmëria në jetë për t’u shoqëruar, për t’u bërë pjesë e një grupacioni e më tej, e një bashkësie e komuniteti, ka qëllimin për të rakorduar mendimin, qëndrimin, po dhe shpirtin.

Kolonat mbi të cilat nisin synimet dhe ndërtohen marrëdhëniet, mund të jen nga baza interesi, apo mbi bazën e moralitetit, karakterit, reciprocitetit dhe paritetit, por edhe nga miqësia, pa pasur interesin në mes, kur shërbimi ndaj një njeriu i cili e përligj shërbimin ndaj individit dhe shoqërisë, merr një shkëlqim të veçantë, i kapërcen interesat e ngushta, duke marë dimensione të shkallës sipërore, nga personale në interes të grupit, shoqërisë dhe më gjerë.

 Pra, një mik i vërtetë, të do dhe të ndihmon pa intres në jetë.

 Vitet kalojnë. Afro 3 dekada lën pas. Kohë të vështira, me rregulla strikte. Por edhe burra me gjithë madhështinë dhe kuptimin e llafit Burr, “24 karad”, do të gjeje përgjatë rrugës në jetë. Rrallë, ose shumë rrallë gjen sot modele të tillë. Njeriu që mban shënime, nuk mund t’i harrojë ato fytyra njerëzore, që të frymëzojnë në jetë. Nuk i harron kurrë ato duar që të zgjatën duart dhe të ndihmojnë, të bëjnë të vështirën të lehtë… Sa herë njeriu ndodhet në hall, gjen rrugën dhe troket tek miku: Miku i mirë, të gjendet dhe në errësirë.

Kur krejt rastësisht, duke kërkuar rrugët e jetës të zëna, kur ke humbur edhe kurajon, rastësia, fati të shpie tek njeriu i mirë. Tek njeriu që të mungon, “çelësi” që të hap derën dhe dritën e jetës. Dhe kujt si ka ndodhur kështu? Vitet më kthejnë shumë prapa. Një zë që më kumbon në vesh dhe në shpirt gjithë jetën. Fytyrën e atij njeriu ëngëllor nuk i’a mbaj mend, nuk mund ta dalloj dhe po të shoh në rrugë. Por vepra e tij nuk mund të harrohet, e shënuar fortë me daltë në shpirt mbetet. E kujtoj shpesh, e zë në gojë me njerëzit, besoj se e zë edhe lemëza…

Rastësia mund të çojë në rrugën e duhur, tek njeriu i munguar, për të cilin mund të mos jesh munduar fare, nuk ke investuar. Thua të jet fat?!

Ndodh dhe njeriu që ke zgjedhur si pjesë familjare të lë vëtëm, në hallet e rëna, apo dhe të shkakton halle të rënda, gjëma, dhe ky është zhgënjimi më i dhimbshëm.

*Nuk i’a kam harruar dorën, ndihmën e këtij njeriu-njerëzor. Jam i pa fuqshëm t’i’a shpërblej, gjej fuqinë: i’a njoh. Kjo besoj se është dhe shpërblimi më i madh.

Kisha trokitur gjatë, nëpër zyrat e kohës për të shkuar në shkollën e lartë, për arsye të motivuar, pasionin e shpalosur për krijimtari, në shtypin e kohës. Quhej jashtë kriterit, por dhe vlerësohej, ndizej “drita jeshle: Kishte përjashtim për njerëzit që shpalosnin talentin e tyre në fushën përkatëse, duke marr OK nga ish Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Trokita tek miku i babit, Rr. D i mbetur përjetësisht edhe miku im. Më kish hapur derën dhe shpirtin, më kish dhënë dorën dhe më ndiqte në faqet e shtypit të ditës. Telefonoi në ministrinë e Arsimit, por me asnjë nuk mundi të komunikonte. Me makinë e shoferin më dërgoi në ministrinë e Arsimit. Mundëm të futeshim, kur kishte qindra njerëz në portë. Komunikuam me ish zvëndës ministrin. B. Golemi, dhe ky me “gradat sipërore Njeri”. Na çoi tek zyrtari kompetent, ish drejtori i arsimit të Lartë. Prof Arqile Teta. Megjithë dëshirën e mirë dhe arsyetimin ligjor, duke rekomanduar Lidhja e Shkrimtarëve e kohës e bënin brenda kriterit kërkesën. Por… Dëshirën dhe angazhimin e lartë të ish zyrtarit të lartë, e bënte të pa mundur faktori Kohë…

U ndam si njerëz. Kishim mbetur miq, pa u kuptur, me kuptimin e vërtetë të fjalës!

Kaluan kohë. Madje 1 a 2 vite! Kur e kishim lënë në harresë… Një ditë (në kohë) më vjen një zë i ëmbël, në sheshin “Skënderbe”, përpara Bankës së Shqipërisë, në Tiranë: “Jazaj! Kthej kokën. Urdhëro i përgjigjem. I afrohem njeriut të pa njohur. Njeriu shpirt qeshur pran meje më shtërngon dorën e më thot. “E ke dëshirën të shkosh në shkollën e lartë”.

Po, i përgjigjem, pothuajse instiktivisht! Dëgjo më thot. “E njeh kryetarin e Komitetit Ekzekutik”. Po. Më njeh dhe ai. “Nesër do vij I. B … E njeh”. Po i thash dhe këtë e njoh. “Por do ta mbash me besë emrin e tij”. Po i thash. “Ai do shkoj nesër në komitetin ekzekutiv, dhe ti do shkosh atje. Do t’u thuash atyre: Në zarfin që do vendosin një palë dokumenta të atij, të vendosin edhe dokumentat e tua”.

Mu prezantua, më shtërngoi dorën dhe u ndam…

Mu duk një ëndërr, po nuk ishte kështu.

Të nesërmen qysh në mëngjez shkova në komitetin ekzekutiv të Vlorës. Kërkova takim me kryetarin e komitetit. Zyrtarët e afër tij kërkuan arsyen e takimit. U’a bëra të njohur.

Do vij sot me një kërkesë zyrtare shoku I. B dhe do marrë një palë dokumenta. Në atë zarf fusni dhe dokumenta e mia. Ju dilni të shlyer ndaj meje, dhe unë mbetem mirënjohës ndaj jush…

“Ku e di ti”? shqyen syt zyrtarët.

 Andej po vi- nga xhamia. U thash serbes.

Prisja matan koridorit të gjatë. Kur erdhi zyrtari i lartë me zarfin e madh në dorë.

Prita në ankth, sa ai doli.

 Zyrtarët e komitetit u vun në lëvizje.

Kur ai doli, më shkelën syrin. “I futëm dhe dokumentat e tua”…

Kur e kisha harruar dhe isha lodhur, më shlodhi njeriu me shpirtin e madh, e mendjen e ndritur…Ai që lodhej, dhe shlodhej duke ndihmuar. Kështu shkova në universitet…

 Kohët rrodhët…Me synimin e ndryshimit të sistetimit, realizuan rrënimin e vendit, po dhe rrënimin e vlerave.

Kan kaluar gati 3 dekada.

Borxhi i mirënjohjes ndaj këtij njeriu dhe këtyre njerëzve është rritur mjaftë…

Sapo kish kapërcyer viti 2013…I kisha kërkuar Kristo Mërtirit: Mikut tim, telefonin e tij. I kish realizuar misionin, marë telefonin e shtëpisë profesor Arqile Tetës. I rash telefonit të shtëpisë, dhe i’urova: Gëzuar vitin e Ri! Madje duke bërë edhe një rezume të shkurtër: Jam një borxhëlli i hershëm i profesor Tetës. Dua t’i shlyej diçka nga borxhi, të bisedojë me të…

Profesori nuk është në shtëpi. Mund t‘më japësh nr e celularit. Dhe mora numrin e tij. I rash telefonit dhe urova gëzuar vitin e Ri, duke i kujtuar detyrimin tim, mirënjohjen e përjetëshme. Profesori qeshi nga pas telefonit. U kujtua se dikush i kish kërkuar nr. e telefonit. “Nga këta mirënjohës, sot gjen shumë pak, vetëm 3 përqind”- më thot duke qeshur. Dhe ju bëni pjesë në këtë 3 përqindësh”. U ndje i vlerësuar nga vlerat e tij, dhe prej mirënjohëjes tonë.

Mirënjohja është një lule që nuk mbin në çdo bahçe. është mbivlerë njerëzore, me vlera të pa çmuara, e cila mbetet transmentohet dhe pasuron edhe vlerat e një shoqërie të qytetruar!

 Mirënjohje për profesor Arqile. Më ka mbetur merak e të nderuarin Arqile Teta, ai bir nga fshati me emrin Kosova e Permetit, ani se nuk ka jetur një ditë atje (sa di në Kuçovë Lindur) s’arrita ti them mirupafshim, në nisjen e fundit, si gati çdo 2-3 vjet nisur drejte fëmijve emigrant. Megjithatë kafen e fundit e piva poshtë shtepisë së ti, tek miku ynë (dikur ushatark) kuadri i nderuar I. Zajmi që e përshëndes. Lajthitja ime (po e quaj) më plotësohet sot e sikur po e takoj atë përmes penës suaj i nderuar Agim Jazaj, që ju falnderoj-Shkruante kohë më parë midis të të tjerash Guri Naimi nga Toronto- Kanada.

Njerëztë këtyre përmasave, jan dhe mbeten Thesare dhe Visare, Meteor në Qiellin e Shoqërisë, prushëndezur për brezat mirënjohës, meritojnë shumë dhe përfitojnë (as)’pak.

Shoqëritë e emancipuara i shënjtërojnë, i ruajnë në altarin e përjetësisë si: Ikona Të Shoqërive!

SHKARKO APP