Koha e atyre që gjuajnë me gurë PD

Nga Ilir Levonja

Shumë demokrat, shumë analistë studiosh… shumë militantë me sy të kuq. Përmendnin Berishën pas zgjedhjeve të 2013-ës. Po, Berisha dha dorëheqjen, por pas njezetë e katër vite pushtet. Kjo është absurditet politik shqiptar. Dhe jo model demokracie perëndimore. E dha dorëheqjen dhe nuk iku. Eshtë akoma aty. Po nuk është vetëm Berisha, kujtoni Edi Ramën me kastën e tij pas humbjes së zgjedhjeve të 2009-ës. Po kaq absurde, në këto rrethana, është edhe të presësh aplikimin e standartit të dorëheqjes në kulturën tone demokratike. Kemi mbjellur shi, erë, bubullima…, dryne me çelsa të humbur do të korrim. Kështu që, Lulzim Basha sapo ka nisur misionin. Sapo ka filluar të ndjejë domethënien dhe ekzistencën e liderit të një force të madhe. Sapo ka filluar një rrugë përplasjesh. E cila në mendësinë shqiptare, është e domosdoshme. Lulzim Basha nuk e bëri. Një rrugë përplasjesh të ashpra brenda llojit. Ndofta është në ato ujra. Kastash dhe emrash. Dhe në PD, këta emra që erdhën aty me pantallona të grisura. Që sot zgjasin dhe firmosin lista. Që u pllasin militantëve, të shkojnë e të nxjerrin me shqelma Lulzim Bashën. Nuk janë vetëm bejler të pushtetit. Por edhe të sundimit unik. Që është një antivlerë. Vlera ka vdekur, ose vdes, edhe të vdes, qysh sa nismat ndërrmerren me klithma. Me gishtin tregues. Me linçime. Jo me përbashkësinë e fajit.
4) Megjithatë, zgjedhjet e fundit në Shqipëri dëshmuan shumë. Më shumë nga pritshmëria. Një vargan gërmor arritjesh:
a) Një parti mund të fitoj e vetme.
Nuk është i domosdoshëm koalicioni fiktiv me parti, emra. Dhe kryetarë deputetë të përhershëm. Për shkak të aleancave fallco. Duke stopuar karrierën breznore në partitë e mëdha. Duke u zënë rrugën të rinjëve që militojnë me një ëndërr në sy. Dëshmi që asnjë tjetër, si partia demokratike nuk po e vuan. I duhet dhënë prioritet sfidave dhe jo rehatllëkut të individëve.
b) Një individ në pluralizëm mund të bëj vërtet reforma.
Pavarsisht mendjes sonë, shijes a preferences. Eshtë shumica ajo që orienton.
c) Një politikë e tipit qytetari dixhital denoncon, është demode.
Madje shkak kryesor për disfatë me bythë përpjetë.
ç) Mënyra se si e zgjedhim presidentin, presidenti është krejt hallkë e pavlefshme. Shpiku presidentin fushatist. Antikushtetues. Dhe për rrjedhojë.., domosdoshmërinë e formës a mënyrës së zgjedhjes së tij, që, të largojmë iformalizmin e hirearkisë shtetërore.
d) Populli nuk mallkohet pse nuk pëlqen mëndjen tënde.
Kjo është mendësi e vjetër. Kërkesa e llogarisë e të tjera, fillon gjithmonë nga vetja.
dh) Populli është frymë. Një domosdoshmëri brenda selive. Një dominim.
h) Dhe se në drejtimin e një shteti vjen përmes kësaj fryme. Jo frymës së meritave nga e kaluara partiake.
5) Aktualisht partia demokratike i ngjan asaj shtëpie ku të gjithë kanë qejf të hedhin gurë në çatinë e saj. Më shumë ata që kanë qeverisur. Ata i kanë pretendimet më të mëdha. Të drejtën. Ata flasin për moral. Por e drejta është gjetkë. Eshtë tek ata që, as kanë qeverisur, as kanë plotformuar, as kanë vjedhur tenderash. As kanë pështyrë. Por thjesht kanë qënë dhe janë, simpatizantë. E kundërta ndodh tek ne. Tek ne bota e paradoksit social. Hedhin gurë ata, ishët me pantallona. Dikur i jepnin deklaratat nga ca dhoma apartamentesh me punë vullnetare. Një dhomë e guzhinë. Nga ca divanë shtatë mijë lekësh…, me cigare në dorë. Me ca letra të shkruara me shkrim dore. Sot nga studio e vilave bregdetare. Me mure librash të palexuar. Por që janë dekor hirearkik. I mutërve dhe kohës së tyre. Japin deklarata me mendjen se janë stofi i shoqërisë. Kur në fakt janë haleja e saj. Ata që për inat të njëri-tjetrit, çuan një vend të tërë në luftë civile. Por ne shkojmë në varreza vetëm në rast vakish. Edhe atëhere. I shikojmë të vdekurit përciptas. Kemi frikë. Por kemi edhe turp. Atë turpin e shejtanit a dreqit. Jo turpin e njeriut normal. Njeriu normal skuqet. Skuthi, shtyhet të dali. Aty në varreza është memoria jonë e vdekur. Po sa prej nesh kanë humbur shokun, mikun të njohurin. Sa soje shtëpish shqiptarësh janë në hasmëri e të larguar nga vendi. Kurse ata japin deklarata. Qëllojnë me gura. Dhe njerëzia, dëgjo po flet filani. Kur duhet të thonë, shiko, hapi sytë, po flet muti.

SHKARKO APP