Koha për të lyer flokët! Provoni Sunset Blonde

Roza nuk perëndon, por i jep jetë të re flokëve bjond që shkojnë drejt portokallisë me maja të kuqe. Flokët i vjedhin perëndimit reflekset e zjarrta të verës dhe kjo është bërë menjëherë një tendencë.

Nuk shkatërrohet asgjë, gjithçka transformohet. Një ligj ky që vlen dhe për ngjyrën protagoniste të kësaj vere: roza, e cila me reflekse yjore dhe futuristike të dimrit kthehet në portokalli, me majat të kuqe duke dhënë atë efektin që shumë njerëz të botës e quajnë Sunset Blonde.

Një tonalitet, që siç e thotë dhe emri, vjedh perëndimet e nxehta të verës, reflekset e arta, dhe së bashku në flakë i ngjyrosin flokët me një nuancë të nxehtë dhe të shndritshme. Do të ishte ideal për dikë që ka bazën nga bjonde në platin, i bukur për çdo lloj gjatësie floku, dhe flokët shpupurisin në një kërcim refleksesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?