Koha për zgjidhje, jo për zgjedhje!
Nga Hamza Hatika
“Na iku jeta në kuti shkrepse”…! Këto fjalë mu ngulitën kur një mesogrua nga Pogradeci tha me gjithe mllefin e jetës së mbledhur në furgonin e linjës Tiranë-Pogradec, pasi shoferi nga halli e tejmbushi atë. Dhe si prag fushate, debati mes pasagjerëve është se kush do t’i përfaqësojë ata në parlamentin e ri gjatë legjislaturës, 2017-2021. Rruga e Elbasanit nuk ka përfunduar ende dhe hyrje-daljet mes rrugëve të reja dhe të vjetra, na kthejnë vite pas, atëherë kur Qeveria Berisha inaguroi 2-tunelet si edhe mbi 80% të investimit, por ja që sot, akoma ky artier kyç i kombit ende nuk ka përfunduar…?! Jo të gjithë pasagjerët e kuptojnë se kush është fajtori i kësaj vonesë, ai do të mbetet gjithmonë jetim! Ata dhe të gjithë ne, mesa duket paskemi mbetur “të burgosurit e kutisë së shkrepses së mallkuar, që sa herë politika na e kërkon votën, ajo edhe i ndez kunjat e saj sipas oreksit me dogmat e radhës, por të filtruara ndër vitet e tranzicionit”…!
Studentët pasagjerë ankohen për ligjin e arsimit të lartë, për tarifat marramendëse për shtetin e 106-të në botë për fuqi blerëse, apo për varfërinë ku as edhe kamarierë nuk po punësohen dot më? Rinia, si impulsi më i ndjeshëm i trupit të çdo kombi, ka argumentat më bindëse të saj, ku prindërit kanë frikë tu hapin telefonin pasi duhen derdhur lekët në banka për fëmijët studentë dhe ata që si kanë paguar tashmë janë me mijra. Edhe militantët socialistë, pasi ju prek fëmija si edhe xhepi rezervë, po heshtin. Mjafton të kujtojmë që 38-mijë të burgosur me nga një ose dy familjar konvertohen të paktën në 6-7 deputetë minus ndaj PS-së, por edhe fakti që gjysma e qeverisë u la në tavolinë para zgjedhjeve si rast unikal, ka frymëzuar elektoratin gri të friguar nga dhuna për t’u shprehur haptazi. Edhe drejtuesi i furgonit jua pret shkurt me një fjali debatin, po kolaudimin pse e bëjmë në Korçë, kush din t’ma thotë se unë s’i mar vesh mirë këto punë?
Sa mjete jemi në Pogradec, që lekët i harxhojmë dhe shpenzimeplus për një pullë vemi njeram në Korçë, ama dhe me gjobë e kamatë vonesa po si paguam në kohë! Ne vetëm duhet ti paguajmë në afat dhe nëse jo, vetëm burgu na pret, po çfarë bëhet kështu xhanëm? Harxhojmë minimalisht 100-mijë lekë për një kolaudim, iku gjeli i vitit të ri, ja kjo është llogaria se unë kaq kuptoj…! Lajmet e ditës ku lindshmëria ka rënë në ato të viteve 1930, nuk u ka shpëtuar pasagjerëve, as edhe vendi i dytë për vetvrasje apo vdekjet nga ataku kardiak, leuçemia, kanceret, ku të gjithë janë të informuar, por habitesh sesi akoma frymapartiake kalon deri diku edhe raportet e statistikat negative të ndërkombëtare edhe mbi vetë jetët tona.
Programin e PD-së e ka bërë Merkeli, pyet një mesoburrë, apo jo moj çupkë, se pashë këshilltarin e saj në Durrës që fliste në pikë të diellit? Po Trampi pse se mori Ramën, po e dërgoi në Singapor dhe ju prish avioni dhe nuk u sos dot i gjori? Rama pagoi mijëra dollarë tek Bilali për një foto me Obamën, Basha pozon me Trampin. Pse se mori dhe Ramën për një foto apo ky dontë Klintonin dhe e shante sikur i dinte të gjitha? Jo po na thoni se ne kaq dijmë thonë të moshuarit që kanë ndryshuar disi këto kohët e fundit.
Unë kam djalin në New-York dhe aty s’ka ilace e spitale falas, ky do ti bënte falas, me kë tallet, drogë po, apo atë na e ofron si ilaçin falas? Kë të besojmë, se program s’po lexojmë askund, dua timonin po1-milionë vota nuk të dolën njëherë ty?!
Po Republika e Re, me kë do bëhet se aty janë akoma të vjetrit prapë, vazhdon biseda ku gjithkush bën tifo për partinë e tij. Hashashizimi si kryefjalë edhe në raportet ndërkombëtare të nxira nuk kanë kaluar pa u dëgjuar dhe u kuptuar, por militanti nuk lëviz, elektorati gri është mëse aktiv, por fakti është se të gjithë jemi dorëzuar para varfërisë!
Jemi varfëruar dhe rrugët janë zbrasur nga emigrimi, qyteti i poezive, i dashurive të mëdha, apo të fjetura e platonike, ka shpallur falimentin shpirtëror, aty njerëzit nuk qeshin më!
Madje edhe biblioteka kullon ujë dhe mbi 9-mijë librat rrezikohen të kalben, fatalitet për qytetin Poradecit dhe të Kutelit. Banorët të flasin, të respektojnë, duan të të ndihmojnë por mes lulesh kudo kalon, mungojnë lule e shpritit që nuk kanë më kanë aromën e tyre mes flladit të liqenit mijëra vjeçar.. Bashkia paguan detyrimet prej 5-mil Euro të prapambetura, por asnjë nuk u kërkon llogari për borxhet e kaluara, por duan investime direkte, ndërsa OSSHE-UK, nuk jua falin gjobat dhe detyrimet banorëve të varfër, madje shumë e kanë vajtur dënimin edhe pas hekurave.
Burgu mbetet një ëndër e frikshme për 38-mijë shqiptarët, por Basha premton për shtresat në nevojë se nesër ata që konsumojnë nën 300 kë do ta kenë falas, si edhe pensioni minimal në fund të mandatit do të jetë 250-mijë të vjetra. Dashuria për xhepin mbetet determinante për dashurinë ndaj partisë në këto zgjedhje ku banorët kërkojnë zgjidhje se janë të harruar, aty ku vetë perëndia i ka bekuar me liqenin unikal në Europë dhe në botë. Pyetja është se, me 5-mil Euro a do të kishte investime direkt nga Bashkia për ta që kjo po paguan borxhet e Artan Shkëmbit, ndërsa varfëria e ulur këmbëkryq kërkon vetëm zgjidhje emergjente.
Por si do jetë zgjidhja pas zgjedhjeve? Bregu i liqenit të mbyt nga papastërtitë dhe algat, kush duhet ti pastrojë ato, tursitët duan pastërti dhe asnjë justifikim nuk të bind, PD-PS, tanimë kanë detyrime urgjente ndaj Pogradecit?! Me këto kushte bëhet turizmi që pas 4-vitesh nuk po shikon luks, por vetëm pakësim të tyre, janë rreth 1000 shtreter dhe shifra 200-mijë turistë nuk po rritet më. Drama sociale nga varfëria e shtuar anembanë vendit ka zbritur kryeneçe edhe në rrugët buzë liqenit ku të takosh grupe me të rinj mbetet një klithmë e shpirtit të kombit që po vuan eksodin e dytë pas 1990-1991, aty të gjithë duan të ikin.
“Burri më iku në Greqi në 91-in, sot të dy djemtë më ikën kuturu sa në Gjermani dhe Belgjikë si refugjatë, shprehet një grua që nuk e mbyll dot fjalinë e saj nga ngashërimi, e lotët e shpirtit të nënës së përvojtur na rrënqethin mishin. U kthyem nga Greqia dhe po jetonin rehat në shtëpinë tonë, më mbaruan shkollën e lartë djemtë, por ku të punojnë, ikën dhe shyqyr që flasim dhe i shikojmë me internet, burrit nga greqia ja dëgjoja vetëm zërin, ndërsa djemtë i shikoj të paktën, më iku jeta me makthin e tel si në rini, edhe tani që prisja ti martoja e ti gëzoja…”
Në hashash t’më punojnë, t’më vriten, t’më burgosen për rripin e sigurimit, apo të martohen, me se, këtu nuk kemi më të ardhme, dhe ata ikin si shumë të rinj të zonës. Prisja se kur do bëhesha gjyshe dhe e lumtur tua mbaja fëmijët ndër duar, por më lanë tel e mallkuar në duar e tu shikoj nëna sytë e djemve të paktën, dhe lotët e saj vulosën heshtjen për pak çaste…
Të paktën andej nuk ti futën në burg kot më së koti, ja pret një tjetër!
Rruga hyrëse për në Pogradec por me trotuare 1.2 metër nuk të fton në një qytet turistik ku shëtitorja është karremi turistik i preferuar. Në Ohër e Strugë, dritat na akuzojnë se jemi të gjithë fajtorë që Poradeci nuk po jeton ditët e Tij të merituara. Akoma punohet pas 4-vitesh me 700-800 metrat e mbetura që nuk dihet se kur do të mbyllen, por sytë u janë hapur tashmë banorëve të indinjuar nga indiferca e politikës ndër 26-vitet. Ka filluar unaza e premtuar në 2013, por edhe ajo me INUK-un u ka prishur muret me fillimin e ndërtimit të punimeve, por pasojat janë tek gardhet, tokat dhe askush s’u ka dhënë garanci për shpronësimet me dokumenta ligjorë se këto qindra familje a do të dëmshpërblehen një ditë?
Po të rilidhim ujin apo dritat na fut në burg shteti, por shtëpitë, tokat pse na i prish dhe na i zë me dhunë, kjo qeveria punon për vete tani të na gënjejë prapë para fushate se unazën na e premtuan para 4-vitesh thonë banorët, por neve pse nuk na paguan dëmet më parë, ku do ankohemi ne si lagje?! Banorët duan zgjdhje dhe zgjedhjet e 25-Qershorit me gjynjëzimit të Ramës pas presionit të çadrës, si edhe faktorizimit të krizës politike me pranimin e planit 20-pikësh, BE-USA, po shohin disi dritë në fund të tunelit tranzitor artificial, ku politika pas Vetingut po kërcënohet realisht pas insistimit të perëndimit si edhe procesit të dekriminalizimit. Banditët me nga 10 emra nuk janë më kandidatë në këtë fushatë, por ata janë rrotull tyre si korbat rreth kërmave të mbetura në Saharanë tonë…
Investimet mbeten në shifra minimale për mungesë fondsh zero nga qeveria e Rilindjes, por Bashkia po përgatit një plan zhvillimi afatgjatë për 15-vitet e ardhshme, por a do të jetë kjo e votuara e radhës për ta zbatuar atë plan…?! Kandidatët janë të importuarit e radhës, por njëri vjen në qytetin e prindërve pas studimeve duke refuzuar punësimin në Londër, ndërsa tjetri si paterica e Ramës prej 2001 në Bashkinë ë Tiranës. Klevis Balliu ngre duart dhe ju kërkon ti flasin për problemet që të rakordojë fushatën mes programit të selisë blu të ndërtuar nga stafi I CDU së Angela Merkelit, ndërsa Eduard Shalsi komandon strukturat e vjetra të PS-së dhe pret investimet e Ramës në rast fitoreje. Problemet e mbledhura ndërdekada duan zgjidhje urgjente, ndërsa zgjedhjet trokasin, banorët janë në dilemen mes një të shkolluari që vjen me pasionin për të zbatuar dijet në vendin e tij, apo të një specialist zyrash ku Edi Rama i ka besuar mjaft detyra partie.