Kokaina, Krimet kërkojnë Arbër Çekajn në Shqipëri
Krimet e Rënda i kanë kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që të nisë procedurat për ekstradimin e Arbër Çekajt, i cili u arrestua në Gjermani pak ditë më parë. Mësohet se edhe Ministria e Drejtësisë është vënë me herët në lëvizje, pasi dosja e tij po bëhet gati në mënyrë që të dërgohet drejt Gjermanisë. 42-vjeçari me origjinë nga Tropoja, u ndalua në Dusseldorf të Gjermanisë, pasi ndaj tij, prokuroria shqiptare kishte lëshuar një urdhër-arresti, pasi kapjes së 613 kg kokainë në magazinën e firmës së tij në Maminas.