Kokëdhima në protestë: Kauzat e popullit nuk kanë mbrojtje as nga maxhoranca e as nga opozita

Ish-deputeti socialist dhe kreu i Lëvizjes Zgjidhja Koço Kokëdhima i është bashkuar protestës së sotme të qytetarëve dhe artistëve për Teatrin Kombëtar megjithëse ai u shemb një ditë më parë. Kokëdhima tha në një lidhje me News24 se e ka ndjekur që në fillim këtë kauzë dhe e mbështet. Sipas tij, kauzat e popullit nuk kanë mbrojtje as nga maxhoranca dhe as nga opozita.

“E kam ndjekur që në fillim kauzën. E mbështes. Politika, përfshirë dhe repartet tradicionale të të ashtuquajturës opozitë e kanë kompromentuar këtë kauzë. Pushteti dhe elita politike e Shqipërisë si pozita dhe opozitën notojnë në të njëjtat ujëra, ndajnë të njëjtat interesa, shtypin njëlloj popullin. Unë nuk kam qenë bashkëpunëtori Ramës, nuk kam qenë në politikë, kam qenë biznesmen. E kam ndihmuar të vijë në pushtet. Kam qenë kritiku më i madh i tij në 30 muaj që isha deputet. Isha i bindur 100% që teatrin do ta prishnin sepse kauzat e popullit nuk kanë mbrojtje as nga maxhoranca e as nga opozita”, deklaroi Kokëdhima.

SHKARKO APP