Kolegji i Posaçëm i Apelimit cakton trupën gjykuese për gjyqtarin Besim Trezhnjeva
Lajme E Premte, 13 Gusht 2021 04:59
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit Besim Trezhnjevën, i cili u shkarkua nga KPK pak kohë më parë ka apeluar vendimin.
Sot, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtare.