Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpall 4 vende vakante – Detajet dhe afatet e aplikimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili është një institucion pranë Gjykatës Kushtetuese në funksion të reformës në drejtësi, ka shpallur 4 vende vakante për pozicione të ndryshme, së bashku me kriteret e kërkuara. Ato janë si më poshtë:
- Specialist Financë/Buxhet
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Ekonomi, dega Financë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
- Të ketë njohuri në programet financiare si: Alpha/Financa 5 etj.
- Specialist i Burimeve Njerëzore
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.
- Specialist IT
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor” në Inxhinieri informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni etj.
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e Teknologjisë së informacionit.
- Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve, si: Active Directory, Outlook Mail Client.
- Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturën e rrjetit.
- Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj.).
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Specialist Protokoll/Arkive
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master shkencor”.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion
Të interesuarit për këto pozicione që përmbushin kërkesat e mësipërme mund të aplikojnë nga data 6 Nëntor deri më 10 Nëntor 2017, përmes paraqitjes së kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse pranë KPA (Pallati i Kongreseve), përmes postës zyrtare, ose përmes postës elektronike në info@kpa.al.
Në dokumentet e kërkuara, krahas kërkesës duhet të jenë edhe jetëshkrimi, kopje dokumenteve (diploma, letërnjoftimi, libreze pune) origjinale ose të noterizuara, një dokument që vërteton se nuk ka procedime penale të regjistruara në ngarkim të tij, dëshmi e gjendjes gjyqësore, vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi, vlerësimin e fundit nga eprori direkt, si edhe çdo dokument tjetër që vërteton trajnime, kualifikime, etj.