Kolegji Zgjedhor, nis procesi për ankesën e LSI-së

Kolegji Zgjedhor ka nisur procesin për ankesën e LSI-së për numëruesin e dytë, ku relator është gjyqtari Gjin Gjoni. LSI në këtë seancë përfaqësohet nga Ylli Manjani, dhe Ilirjan Muho. Ndërkohë, nëpërmjet përfaqësuesit të saj Ivi Kaso, Partia Demokratike ka kërkuar të legjitimohet si palë në proces.

Sipas Kasos, “interesi jonë është që numëruesi i dytë t’i përkasë opozitës”, pra Partisë Republikane, dhe jo të diskutohet mes LSI-së dhe PDIU-së. LSI e kundërshtoi këtë kërkesë ndërsa përfaqsuesi i PDIU-së dhe ata të KQZ-së ia lënë në dorë gjykatës. 

SHKARKO APP