Kolegji Zgjedhor vendos: Logot e partive do të jenë në fletët e votimit

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin sa i përket logos së partive në fletët e votimit.

Kolegji ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që në fletët e votimit të mos jenë logot e partive apo koalicioneve, pasi në këtë mënyrë do të rëndohej fleta.

Koalicioni kërkoi që në fletën e votimit të jenë vetëm emrat e kandidatëve dhe emrat e partive apo koalicioneve.

SHKARKO APP