Koleksion përtej pritshmërive në Javën e Modës në Paris
Koleksioni i stilistit David Koma ishte full-options, mbizotëronte kombinimi bardhë e zi, veshjeguximtare ndonëse konservatore, prerje dhe çarje të mëdha, taka të larta dhe kollare të ngritura dhe gjithcka ishte e inspiruar nga teknologjia e fundit. Stilisti nga Gjeorgjia ka prezantuar koleksionin e tij të dytë, pas prezantimit vitin e shkuar të koleksionit pranverë-verë 2014. Ashtu si edhe në sezonin e kaluar, stilisti zgjodhi të vinte theksin tek trupi i femrës, tek pjesët seksi, duke përdorur rripa dhe duke ekspozuar krahët e shpatullat. Kombinimi i të bardhës dhe të zezës thyhej nga një rrip lëkure ngjyrë ulliri. Mes modeleve në pasarelë, në kuadër të Paris Fashion Week, ishte edhe modelja e famshme Karile Kloss, e cila u shfaq në skenë me një fustan të shkurtër të zi, që nxirrte në pah këmbët e saj të gjata. Vivienne Westwood ka prezantuar koleksionin e saj në javën e modës në Paris. “Djema, bëhuni gati për korsetë,” tha stilistja britanike përpara sfilatës, ku theksoi se koleksioni i saj është uniseks, ku meshkujt në pasarelë, me korse dhe veshje të vecanta jashtë të zakonshmes, u bashkuan më pas edhe nga modelet të veshura në argjend dhe flori, transmeton Oranews. Mbretëresha e stilit pank, i pëlqen të bëjë njerëzit të flasin për të ndaj dhe për gazetarët tha përpara shfaqjes, se pikërisht këtë kishte për qëllim të bënte me këtë stil. “Mendoj se edhe njëherë ky koleksion do të ngjallë dhe ndezë një debat të fortë publik, nga meshkujt dhe femrat gjithashtu. Unë i ftoj të thonë çfarë të duan,” tha ajo. Westwood tha se i pëlqen të veshë më shumë meshkujt, duke nënvijëzuar se preferon të shohë meshkujt të veshur me ngjyra. Për të përgatitur këtë koleksion, Vivienne tha se ka shfletur orë e orë të tëra librat e historisë, për të prodhuar një stil të errët e të rëndë si ai i shekullit të 18-të, por sot të veshura nga një mashkull me tatuazhe dhe me gjoks të hapur. Një dhënder në kostumit e dhëndërrit dhe një nuse me xhaketë dhe vello, jashtë të zakonshmes, mbyllën pasarelën, duke lënë pas shumë orë debatesh e mbi të gjithash duke rënë dakord se veshjet e britanikes ishin tmerrësisht seksi. Java e Modës në Paris do të zgjasë deri më 21 mars ku priten me interes koleksionet e reja të stilistëve të njohur si Channel, Valentino dhe Louis Vuitton.